POLITIKË /

Çelja e fushatës së PD/ Surprizon Edi Paloka, luan në bateri gjatë prezantimit të kandidatëve

Me energji të pazakontë për skenat politike, Paloka i dha një dimension ndryshe hapjes së fushatës.

Shkruar nga Versus

Çelja e fushatës së PD/ Surprizon Edi Paloka, luan në

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore çelën sot zyrtarisht fushatën elektorale me një miting madhështor në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Eventi u shënua nga prezantimi zyrtar i të gjithë kandidatëve opozitarë që garojnë në 12 qarqet e vendit, në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme, me lista të mbyllura.

Në momentin e përmendjes së emrave të kandidatëve për qarkun e Tiranës, vëmendjen e publikut e rrëmbeu një episod i pazakontë: Edi Paloka, një prej figurave të njohura të opozitës, u shfaq në skenë duke luajtur në bateri. Me energji të pazakontë për skenat politike, Paloka i dha një dimension ndryshe hapjes së fushatës. /Versus.al/

Tags:

edi paloka

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: