POLITIKË /

‘Çfarë balerine është ky Gazi’ Zegjineja vijon ironitë ndaj Bardhit: Ma ke shtyllën si portek domateje

Kandidatja e PS ne qarkun Fier, Zegjine Çaushaj ka vendosur mos ti ndahet Gazment Bardhit. Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, kandidatja për deputete ka ironizuar kndërshtarin e saj politik pas vizitës së tij në Fier në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit.

Shkruar nga Versus

‘Çfarë balerine është ky Gazi’ Zegjineja vijon

Kandidatja e PS ne qarkun Fier, Zegjine Çaushi ka vendosur mos ti ndahet Gazment Bardhit. Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, kandidatja për deputete ka ironizuar kndërshtarin e saj politik pas vizitës së tij në Fier në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit.

"Ju këput shpirti këtyre shoqeve të mia, më thanë thërrite të vijë këtu tek ne se ata të Fierit nuk e shihnin dot me sy. Dhe në miting mezi të dilnin fjalët. S'ke faj, se ti flisje mbrëmë e i bëje elozhe bufit të kënetës, të gjithë mendoni: Çfarë balerine është ky Gazi, para 1 viti thoshte po u kthye Sali Berisha do iki nga politika".

Më tej Çaushi komentoi dhe ndryshimin e qëndrimit të Bardhit ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

"E ke shtyllën si portek domate, elastik i madh je. Nuk e harron Berisha çfarë ke thënë e çfarë ke bërë, prandaj të ka sjellë në Fier, për humbjen historike.", tha më tej.

Kjo nuk është hera e parë që kandidatja 26 vjeçare ndajn video të tilla ironike në rrjete sociale. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: