POLITIKË /

Fitorja e Tavos në Himarë, Berisha: Grabitja e radhës, Rama futi në lista votues nga Dropulli e Tirana

Berisha përmendi edhe skadimin e kartave të ID për më shumë se 6 mijë zgjedhës si argument për manipulimin e zgjedhjeve në Himarë.

Shkruar nga Versus
Fitorja e Tavos në Himarë, Berisha: Grabitja e radhës, Rama futi
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas fitores së Vangjel Tavos në bashkinë e Himarës duke i cilësuar zgjedhjet si “grabitja e radhës”.

Nëpërmjet një reagimi në facebook, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama për shtimin e listave të votuesve duke u transferuar qindra personave gjendjen civile nga Dropulli, Saranda dhe Tirana për në Himarë.

Ndër të tjera ai thekson edhe faktin e skadimit të kartave të ID për më shumë se 6 mijë persona me të drejtë vote.

“Edivin Gjipea pasi rrëmbeu me dhunë terror burgim politik mandatin e Fredi Belerit në Himarë kreu dje grabitjen e tyre të mandatit me kukullën e tij Vangjel Tavo.

Ai në këtë grabitje mobilizoi në shkelje të ligjeve dhe kushtetutës të gjithë potencialin e shtetit kriminal elektoral dhe institucionet e tij, ju mohoi të drejtëm kushtetuese të votes 6153 qytetarëve të Himarës me motivin e skadimit të afatit të kartave të identitetit ndërkohë që në maj të vitit 2023 me vendim të veçantë i kishte lejuar të votonin. Me qëllim grabitjen e mandatit, Edvin Gjipea solli në listat e votimit në Himarë 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshoi qendrat e votimit. Të gjitha këto ndërhyrje të shtetit kriminal elektoral, manipulime me listat e zgjedhësve dhe përjashtimi i 6153 qytetarëve nga votimi dëshmojnë se mandati i Tavos qendron mbi krimin monstruoz elektoral.  Me Edi Ramen nuk ka zgjedhje.  O sot o kurrë!”- shkruan Berisha.

Kujtojmë se kryedemokrati nuk ka qenë shumë i zëshëm sa i takon fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme në Himarë të cilat u dekretuan nga Bajram Begaj pas shpalljes së pavlefshmërisë së mandatit të Fredi Belerit i cili u dënua nga GJKKO me 2 vite burg për blerjen e 8 votave kundrejt 40 mijë lekëve në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: