POLITIKË /

Flamur Noka dhe Edi Paloka në krye të fushatës, PD cakton drejtuesit politikë, zbardhen emrat

Deputeti demokrat Flamur Noka u ka bërë thirrje drejtuesve politikë të ndërmarrin takime intensive me qytetarët, siç u shpreh ai, për të arritur qëllimin për protesta të pandalshme në të gjithë vendin.

Shkruar nga B.SH

Flamur Noka dhe Edi Paloka në krye të fushatës, PD cakton

Këtë të mërkurë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike janë caktuar dhe 12 emrat e drejtuesve politikë.

Në mungesë të Sali Berishës, Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka dhe kryetari i keshillit kombetar te PD, Edi Paloka do të drejtojnë fushatën në të gjithë Shqipërinë.

Për qarkun Tiranë, drejtues politik do të jetë Belind Këlliçi, për Durrësin Oerd Bylykbashi, në Lezhë Agron Gjekmarkaj, në Shkodër Luçiano Boçi dhe në Kukës, Flamur Hoxha.

Nga ana tjetër në Fier drejtues politik do të jetë Gazment Bardhi, në Elbasan Ervin Salianji, në Korçë Ivi Kaso, ndërsa në Vlorë, Bujar Leskaj.

Noka u ka bërë thirrje drejtuesve politikë të ndërmarrin takime intensive me qytetarët, siç u shpreh ai, për të arritur qëllimin për protesta të pandalshme në të gjithë vendin.

Më herët kreu i kësaj force politike, Sali Berisha paralajmëroi mospjesëmarrjen e PD-së në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2025-ës nëse ato nuk do të zhvillohen nga një qeveri teknike.

Lista e drejtuesve politikë të PD-së:

Tiranë - Belind Këlliçi

Durrës -Oerd Bylykbashi

Lezhë - Agron Gjekmarkaj

Shkodër - Luan Baçi

Fier - Gazment Bardhi

Kukës - Flamur Hoxha

Dibër - Xhelal Mziu

Elbasan - Ervin Salianji

Korçë - Ivi Kaso

Berat - Eno Bozdo

Vlorë - Bujar Leskaj

Gjirokastër - Tritan Shehu/ Versus.al

Poll