Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili ishte edhe drejtuesi i koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, i është rikthyer postimeve në rrjetet sociale pas rezultatit të dobët në zgjedhje ku nuk mundi të nxirrte asnjë deputet me partinë e tij të re.
Në përditësimin e fundit të profilit të tij në facebook, Basha ka marrë komente të shumta, disa ironike, disa plot humor dhe disa të tjera me kritika.
"O i bukri i halles ti", që sigurisht nuk është halla e Lulzim Bashës; "Heret qenke zgju o luli a thu pe naj anderr me Ramen, fli prap mos e prish gjumin o memja e 2025", kanë qenë disa prej komenteve të shumta që kanë vërshuar në fotografinë e publikuar nga Basha.
Ky i fundit, gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit, u bë viral vetëm për videot e tij humoristike kundrejt Ramës duke iu drejtuar me frazat “O Rame, 7x7=313 (simbol për burgosjen e bashkëpunëtorëve të kryeministrit). Megjithatë jo vetëm që nuk arriti të merrte asnjë mandat deputeti, por edhe ai vetë zhgënjeu me votat që mori në listën e hapur të Tiranës, bashki që e kishte drejtuar për 4 vite radhazi. Versus.al







