POLITIKË /

Fotolajm/ Alex Soros zbulon takimin kokë më kokë me Edi Ramen në Barcelonë!

Kryeministri shqiptar merr pjesë në diskutimet ndërkombëtare kundër rritjes së populizmit; fotoja e takimit publikohet nga Alex Soros

Shkruar nga Versus

Fotolajm/ Alex Soros zbulon takimin kokë më kokë me Edi Ramen

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar në Barcelona me Alex Soros, në një takim që vjen në kuadër të një samiti ndërkombëtar të fokusuar te sfidat e demokracisë dhe bashkëpunimi mes forcave progresiste.

Takimi mes tyre është bërë publik nga vetë Alex Soros, i cili ka ndarë në rrjetet sociale një foto me kryeministrin shqiptar, të shoqëruar me përshkrimin “progressives in Barcelona”. Nga ana e tij, Edi Rama nuk ka publikuar pamje nga ky takim.

Samiti i zhvilluar në Barcelonë ka mbledhur liderë dhe përfaqësues ndërkombëtarë, me fokus kryesor mbrojtjen e institucioneve demokratike dhe koordinimin e qëndrimeve të së majtës dhe forcave progresiste përballë rritjes së lëvizjeve populiste në disa vende të botës.

Ngjarja është pjesë e një iniciative më të gjerë ndërkombëtare, e cila synon të forcojë bashkëpunimin politik mes vendeve dhe liderëve progresistë, në një kohë kur debatet mbi polarizimin politik dhe krizat e demokracisë janë bërë gjithnjë e më të forta në skenën globale.

Fotolajm/ Alex Soros zbulon takimin kokë më kokë me Edi Ramen

Alex Soros është një sipërmarrës dhe filantrop amerikan, i njohur si djali i financierit George Soros. Ai është aktualisht drejtues i Fondacionit “Open Society Foundations”, një nga rrjetet më të mëdha filantropike në botë, që mbështet projekte në fushën e demokracisë, të drejtave të njeriut, arsimit dhe shoqërisë civile në shumë vende të globit.

Marrëdhënia mes Edi Rama dhe familjes Soros nuk është e re. Kryeministri shqiptar ka pasur kontakte të shpeshta me përfaqësues të “Open Society Foundations” ndër vite, kryesisht në kuadër të bashkëpunimeve për reforma institucionale dhe projekte të shoqërisë civile në Shqipëri.

Takimi me Alex Soros shihet në këtë linjë si pjesë e kontakteve të vazhdueshme me rrjetet ndërkombëtare të pol

Poll