POLITIKË /

FRPD marshim nga Qyteti Studenti tek kryeministria: Lindëm në demokraci, jetojmë në diktaturë

Shkruar nga Versus

FRPD marshim nga Qyteti Studenti tek kryeministria: Lindëm në

Me një pankartë të madhe ku shkruhej ‘Lindëm në Demokraci, jetojmë në diktaturë’ të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike marshuan nga Qyteti Studenti tek kryeministria.

FRPD së bashku me kreun e kësaj force politike kanë mbajtur këtë të diel, me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, një aktivitet dhe homazhe pranë bustit të Azem Hajdarit, duke kujtuar Lëvizjen Studentore, e cila nisi si sot, 34 vite më parë, duke rrëzuar diktaturën dhe solli demokracinë.

FRPD marshim nga Qyteti Studenti tek kryeministria: Lindëm në

Të rinjtë e FRPD mbanin pankarta në duar me mbishkrimet ‘Dita e rinisë, pa rini’, ‘Ëndrrat e djeshme, sfidat e sotme’, ‘Fuqia e rinisë, është fryma e demokracisë’, ‘Emigracioni i rinisë, vdekja e kombit’, ‘Na ka mbetur vetëpm dita e rinisë’, ‘Qeveria pasurohet, studentët varfërohen’.

Gjithashtu, gjatë aktiviteti, ata mbajtën dhe fjalime, ku përcollën dhe mesazhet e tyre, teksa kreu i FRPD, Besart Xhaferri bëri me dije se Universiteti i Tiranës iu kishte refuzuar kërkesën për ta mbajtur aktivitetin në sallën e godinës së Lirisë.

FRPD marshim nga Qyteti Studenti tek kryeministria: Lindëm në

Aktiviteti në Qytet Studenti u përmbyll me fjalimin e kryedemokratit Sali Berisha, i cili kujtoi takimin e Azem Hajdarit me Ramiz Alinë dhe momentin kur ai së bashku me Besnik Mustafajn iu bashkuan studentëve.

Poll