POLITIKË /

"Gabova që firmosa për Shabanin" Gjekmarkaj dorëhiqet si nënkryetar i PD dhe i Kuvendit

Këtë akt tërheqje, Gjekmarkaj e ka bërë gjatë mbledhjes së sotme të kryesisë, ndërsa pritet të shihet nëse Berisha do ta pranojë.

Shkruar nga Versus
"Gabova që firmosa për Shabanin" Gjekmarkaj dorëhiqet
Agron Gjekmarkaj

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj i ka paraqitur kryedemokratit Sali Berisha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të PD-së dhe për rrjedhojë edhe nga posti i nënkryetarit të Kuvendit.

Burime bëjnë me dije se Gjekmarkaj ka pranuar gabimin e nënshkrimit për emrin e Endri Shabanit si kandidat për Avokatin e Popullit dhe për pasojë i ka komunikuar Berishës vendimin e marrë për t’u tërhequr.

“Vendimi për pranimin ose jo të dorëheqjes mbetet në kompetencën tuaj”, mësohet të ketë deklaruar Gjekmarkaj, duke e konsideruar këtë veprim si një akt kërkimfaljeje. Versus.al

Poll