POLITIKË /

Gafa/ Asllan Dogjani ‘vret’ deputetët Fadil Nasufi dhe Lulzim Basha në Kuvend (dhe një ‘Sorry...sorry!’)

Por teksa kishte kohën 15 minuta për të folur pas ministrit të Brendshëm, ai nisi të përmendte ngjarjet kriminale, atentatet dhe deri emrat e viktimave. Nuk i shpëtoi gafave gjatë leximit të emrave.

Shkruar nga Versus
Gafa/ Asllan Dogjani ‘vret’ deputetët Fadil Nasufi dhe Lulzim
Asllan Dogjani

Deputeti demokrat Asllan Dogjani kishte kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, për rendin dhe sigurinë, vrasjet dhe veçanërisht vetëvrasjen e një 17-vjeçareje në Gjirokastër ditë më parë.

Por teksa kishte kohën 15 minuta për të folur pas ministrit të Brendshëm, ai nisi të përmendte ngjarjet kriminale, atentatet dhe deri emrat e viktimave. Nuk i shpëtoi gafave gjatë leximit të emrave.

Fillimisht ai kujtoi vrasjen e një personi (Bujar Nasufit), por në lapsus tha “vrasja e Fadil Nasufit...”. në sallë për pak sekonda pati ilaritet, pasi Fadil Nasufi është deputet socialist në Parlament, i qarkut të Beratit, ish-kryebashkiak.

Ndërsa të pranishmit shpërthyen në të qeshura dhe i kujtuan gafën, Dogjani kërkoi ndjesë, jo në shqip, por në anglisht:

“Sorry, sorry....” (më vjen keq, ndjesë), tha ai.

Duke vijuar fjalën, teksa të qeshurat e kolegëve vijonin, Dogjani iu drejtua kolegut Nasufi:

“Fadil, do të të zgjatet jeta...”.

Por për të devijuar më tej vëmendjen, duke vijuar edhe batutat në parlament, Dogjani jo pa qëllim kujtoi edhe një ‘viktimë’ tjetër.

“Vrasja e Lulzim Bashës...”, tha ai dhe të qeshurat vijuan. Teksa shtoi: “Këtë e thashë për humor...”.

Më tej vijoi fjalën për përkeqësimin e rendit dhe sigurisë në vend dhe kujtuar emrat e viktimave në qytete./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: