POLITIKË /

Giorgia Meloni pas takimit me Edi Rama: Forcojmë partneritetin mes Italisë dhe Shqipërisë!

Shkruar nga Versus

Giorgia Meloni pas takimit me Edi Rama: Forcojmë partneritetin mes

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pas takimit zyrtar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në “Palazzo Chigi”.

Në një postim të saj, Meloni theksoi se biseda me Ramën shërbeu për të bërë një vlerësim mbi forcimin e partneritetit mes dy vendeve, në kuadër të një bashkëpunimi të ngushtë që po zhvillohet në fusha me interes të përbashkët.

Sipas saj, në fokus të diskutimeve kanë qenë lidhshmëria infrastrukturore, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes si dhe përpjekjet e përbashkëta për menaxhimin dhe luftën kundër migracionit të parregullt.

“Pesë muaj pas Samitit Ndërqeveritar të nëntorit, takimi i sotëm në Pallatin Chigi me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka mundësuar të bëhet një pasqyrë mbi forcimin e partneritetit mes vendeve tona në sektorë me interes të përbashkët, me fokus të veçantë në lidhshmërinë infrastrukturore, mbrojtjen dhe bashkëpunimin në luftën kundër migracionit të paligjshëm”, shkruan në postim Meloni./Versus.al

 

 

Poll