POLITIKË /

“Gjeli i Peqinit u arratis, Kujtimin po e keqpërdorin”, Rama ironizon listat e PD: I madhi Dash Sula u la në det të hapur

Shkruar nga Versus

“Gjeli i Peqinit u arratis, Kujtimin po e keqpërdorin”, Rama

Mes përgjigjeve që pati për komentuesit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ironizoi edhe kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike. Për Kujtim Gjuzin, me batutë Rama tha se ishte lënë jashtë listave të mbyllura edhe pse sipas tij ishte më dinjitozi.

“Janë pak të mërzitur sot në fakt. Janë gdhirë të mërzitur se Kujtim Gjuzin e kishin lënë në det të hapur dhe nga ana tjetër në det të hapur kishin lënë edhe një gjel deti të Peqinit, por për këtë do flas pak më vonë. Por për Kujtimin u mërzita shumë, sepse është i vetmi përfaqësues dinjitoz për Shqipërinë Madhështore. Kur mendon për Shqipërinë Madhështore, e vetmja gjë që të shkon në mendje është Kujtim Gjuzi.

Kujtim Gjuzi po keqpërdoret në mënyrë brutale sepse është i vetmi që do ta kishte merituar të ishte në skuadrën e mbyllur. Për atë nivel që ka këneta dhe ato mustaqe që ka Kujtimi, patjetër që e meriton”- tha kreu i qeverisë.

Ndërsa më tej pati edhe një reagim për kandidimin në listë të hapur të deputetit të PD Dashnor Sula të cilin e etiketoi si “gjel deti”. Ndërsa nuk la pa ironizuar edhe kalimin e tij në listat e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

“Ndërkohë që Dash Sula, i madhi Dash Sula që nuk ka lënë gjë pa bërë për ta kapur një vend në tribunën VIP, u la jashtë, u la në det të hapur dhe mesa mora vesh u arratis sepse nuk e përballoi dot këtë poshtërim që i bëri këneta dhe vazhdon të besojë që Shqipëria Bëhet. U fut te Shqipëria Bëhet, por në fund të ditës Dash Sula është gjel deti i Peqinit dhe nuk pajtohet dot këneta me atë. Është tip i veçantë në llojin e vetë. Tek Shqipëria Bëhet, o me Shqipërinë Madhështore, o me Shqipëria Bëhet”- shtoi Rama. Versus.al

Poll