POLITIKË /

'Gjermania punon me ‘Fax’! Rama-kryebashkiakëve: Dixhitalizimi sfida kryesore e bashkive!

Kryeministri Edi Rama gjatë lançimit të programit EU4Municipalities II në Durrës theksoi se dixhitalizimi mbetet problem kryesor i pushtetit vendor dhe kërkoi përdorimin e projektit si instrument për transformim dhe forcim të kapaciteteve të bashkive në Shqipëri.

Shkruar nga Versus
'Gjermania punon me ‘Fax’! Rama-kryebashkiakëve:
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Durrës në lançimin e programit EU4Municipalities II, një nismë e Bashkimit Europian që synon forcimin e pushtetit vendor në Shqipëri dhe mbështetjen e procesit të integrimit europian të vendit.

Gjatë fjalës së tij, Rama u bëri thirrje kryebashkiakëve që projektin të mos e shohin thjesht si mbështetje financiare, por si një investim strategjik për rritjen e kapaciteteve të bashkive dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ai theksoi se një nga problemet kryesore të pushtetit vendor mbetet niveli i ulët i dixhitalizimit.

Edi Rama: Ky program është kyç. Nuk janë 11 milionë eurot e para, por është i gjithë instrumenti dhe mënyra si është i ndërtuar Kemi një diferencë të papranueshme dhe të pajustifikueshme të dixhitalizimit në pushtetin qendror dhe vendor. Kemi folur gjerë e gjatë me ministrin, do të flasim edhe me përfaqësinë e BE, edhe me partnerët gjermanë, edhe pse ata në dixhitalizim janë prapa nesh, akoma punojnë me faks në ministri në Gjermani dhe përtej shakasë që në këtë rast është shumë më shumë se gjysma e së vërtetës, do t’i adresohemi problemit. Bëni më të mirën që ta përdorni këtë projekt jo si mundësi financimi, por për të krijuar një eksperiencë, për të fuqizuar kapitalin njerëzor, për të përgatitur brenda bashkive, akoma më mirë, bërthamat e vogla që keni filluar të ngrini. Në këtë aspekt, ky projekt është i pazëvendësueshëm./Versus.al

 

 

Tags:

edi rama

Poll