POLITIKË /

Denoncim për 8 vila luksoze pranë TEG, Këlliçi kërkon llogari: Kush po i ndërton?

Deputeti Belind Këlliçi ka ngritur një denoncim në Kuvend për ndërtimin e një resorti me 8 vila pas zonës së TEG-ut, duke kërkuar transparencë mbi pronësinë dhe lejen e ndërtimit të objektit.

Shkruar nga Versus

Denoncim për 8 vila luksoze pranë TEG, Këlliçi kërkon

Deputeti Belind Këlliçi ka denoncuar ndërtimin e një resorti me 8 vila, që sipas tij ndodhet pas zonës së TEG-ut, duke ngritur pikëpyetje mbi pronësinë dhe ligjshmërinë e ndërtimit.

Duke paraqitur pamje të resortit, Këlliçi kërkoi përgjigje nga institucionet përkatëse mbi lejet e ndërtimit dhe personat përgjegjës.

“Dua të bëj një denoncim të ri për një resort me 8 vila i cili më njoftojnë se ndodhet pas zonës së TEG. Dua të di nga IKMT dhe IMT apo Bashkia e Tiranës kush janë zyrtarët që kanë ndërtuar këto 8 vila, kush banon në këto 8 vila dhe a ka leje apo ndonjë miratim qeveritar për ndërtimin e këtyre 8 vilave luksoze në zemër të Tiranës”, u shpreh Këlliçi në parlament.

Më pas në rrjete sociale deputeti ka sqaruar dhe adresën e saktë të këtyre vilave. 

Deputeti shkruan se 8 vila luksoze në Tiranë, u shfaqën pa zhurmë, në heshtje dhe natyrshëm të lind pyetja: Cili shef apo zyrtar banon aty?

Postimi i plotë: 

SAKTËSIM: Kjo është adresa/vendodhja e saktë e vilave, për të cilat ngrita pyetjet e mëposhtme paraditen e sotme në Kuvendin e Shqipërisë!
Më poshte postimi origjinal:
Janë shfaqur 8 vila luksoze në Tiranë, pa zhurmë, në heshtje... Pyetjet lindin natyrshëm!
Cili shef apo zyrtar banon aty?
A është dhënë leje ndërtimi për këto vila?
A është respektuar ligji?
Bëni transparencë!

Denoncim për 8 vila luksoze pranë TEG, Këlliçi kërkon
Foto e publikuar nga deputeti ne Facebook

 

Poll