POLITIKË /

“Gjithë ky zdap 2 metra”, Rama rrëfen shantazhin me fotot e tij n*do: M'i nxorrën në gazetë, Pandi u mbulua me jorgan

Shkruar nga Versus

“Gjithë ky zdap 2 metra”, Rama rrëfen shantazhin me fotot

Kryesocialisti Edi Rama në takimin me qytetarët në Spille të Kavajës, teksa fliste për opozitën ka rrëfyer edhe një moment shantazhi ndaj tij në kohën kur rikandidonte për të qenë kryebashkiak i Tiranës për herë të dytë.

Rama tha i kishin ardhur vazhdimisht telefonata anonime nga persona të cilët i kërkonin të tërhiqej nga gara ose përndryshe do ta turpëronin. Më pas kryeministri tha se i kishte mbërritur një zarf me fotot e tij nudo në plazh.

“Sesi e qysh, i marrin këto fotografitë e mia cullak edhe më çojnë edhe telefonata anonime që tërhiqu se do të turpërojnë. Unë thoja çfarë do më bëjnë këta mua, s’më shkonte mendja. Tërhiqu se do të pështyjnë gratë në rrugë më thonin në telefon. Nuk e kuptova se ku ishte fjala, kur një ditë më para se t’i publikonin… futu aty në google shkruaje Rama nudo. Gjëja e parë që thashë kur i pashë fotot, thashë si nuk jam më kaq i ri. Pastaj në siklet, edhe m’i nxorrën në gazetë. Gjithë ky zdap aty në faqet e gazetës, siç më kishte bërë nëna, por kuptohet dy metra”- u shpreh Rama.

Ndërsa tregoi edhe reagimin e socialistit Pandeli Majko.

“Pandi u mbulua me jorgan, nuk dilte më. Mua më thonin mohoje, thoja si ta mohoj se aty jam unë”- shtoi kryeministri. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: