
Selia e Partisë Demokratike në Cërrik është grabitur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme. Mësohet se nga godina janë marrë disa kompjutera dhe televizorë.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, ndërsa autorët janë të paidentifikuar.
Ngjarja vjen një ditë pasi kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi takime elektorale me mbështetësit në Belsh dhe Cërrik.
Gjatë fjalimeve të mbajtura, i ashpër ishte drejtuesi politik Tomor Alizoti, i cili u drejtua ndaj socialistëve duke u thënë “do t’ju hamë të gjallë nëse presiononi njerëzit”. Pritet një reagim zyrtar nga policia për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Versus.al








