POLITIKË /

“Hapet në mars 2025”/ Zv.kryeministrja Balluku inspekton punimet në tunelin e Murrizit

. Ky projekt përbën një rëndësi të madhe për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në vend dhe lehtësimin e lidhjeve midis komuniteteve.

Shkruar nga Versus

“Hapet në mars 2025”/ Zv.kryeministrja Balluku inspekton

Në fund të vitit 2024, zëvendës kryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Transporteve, Belinda Balluku, kreu inspektimin e fundit të Tunelit të Murrizit,  ku ka përfunduar ndërtimi pas tejkalimit të një mori me probleme shkaktuar nga gjeologjia shkëmbore.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Balluku njoftoi publikun mbi planin për hapat e ardhshëm dhe konfirmoi se ky tunel, pjesë e rrugës së Arbrit, do të jetë i hapur për kalimin e automjeteve shumë shpejt. Ky projekt përbën një rëndësi të madhe për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në vend dhe lehtësimin e lidhjeve midis komuniteteve.

Postimi i plotë i zv/kryeministres Belinda Balluku:

Tuneli i Murrizit - tashmë i përfunduar në tubin kryesor, si një vepër infrastrukturore që dëshmon aftësinë dhe zgjidhjet teknike të kompanive shqiptare. Tashmë grupet e punës janë zhvendosur në tunelin e emergjencës për të mbyllur metrat e fundit dhe detajet e lidhura me sigurinë rrugore. Në mars të 2025, Tuneli i Murrizit do të jetë i aksesueshëm për trafikun e automjeteve dhe këtë fakt tani mund ta deklarojmë zyrtarisht

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: