POLITIKË /

Humbi ndjenjat, Agron Gjekmarkaj: Një polic më gjuajti me shkelma sikur të mos ishim njerëz po prej betoni

Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj është shprehur se është dhunuar nga policia gjatë protestës.

Shkruar nga Versus

Humbi ndjenjat, Agron Gjekmarkaj: Një polic më gjuajti me shkelma

Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj është shprehur se është dhunuar nga policia gjatë protestës. Ai shprehet se edhe pse i është prezantuar si deputet, përsëri ndaj tij është ushtruar dhunë.

Deputeti demokrat shprehet se e kanë shtyrë dhe e kanë gjuajtur me shkelma.

Veprimet e policisë, deputeti i PD-së i konsideron si provokim, ndërsa thekson se qytetarët janë në të drejtën e tyre për të protestuar.

I thashë jam nënkryetari i Parlamentit por këtu nuk ka më institucione, ka vetëm violencë dhe rezistencë qytetare.

E gjitha është përpjekje për të krijuar provokim, sepse qytetarët kanë të drejtë të protestojnë.

Bashkia e Tiranës i bën aktivitetet në rrugë edhe PS, është e drejta e Partisë Demokratike, e qytetarëve të protestojnë në rrugë. Po rrëmbejnë qytetarët. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në protestë.

Të gjithë do të përgjigjen para drejtësisë për mënyrën si po sillen. Një polic erdhi më shtyu me duar e më gjuajti me shkelma sikur të mos ishim njerëz po prej betoni”, tha Gjekmarkaj per mediat./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: