POLITIKË /

I numëron Ramës mbi 500 milion euro dëme e vjedhje,Berisha: Mos përdor emrat e shenjtë të Skenderbeut e I.Qemalit

"Ku janë 140 milionë euro të inceneratorit të Tiranës që nuk u ndërtua kurrë? Ku janë 110 milionë euro që i fale Beketit me arrogancën tënde? Ku janë 100 milioë euro që ke shpërdoruar tek Air Albania? Ku janë 60 milionë euro të tunelit të Llogarasë? Ku janë 68 milionë euro, anijet fantazmë, Tigrat e Ballukut? Ku janë qindra milionë euro që paguan ti për rrugët e florinjta?

Shkruar nga Versus

I numëron Ramës mbi 500 milion euro dëme e vjedhje,Berisha: Mos

Gjatë prezantimit të programit të PD-së, Sali Berisha, i bëri thirrje Edi Ramës të ndalojë përdorimin e emrave të shenjta kombëtarë për të fshehur korrupsionin dhe vjedhjet e qeverisë së tij. Ai theksoi se Edi Rama ka përfituar dhe ka mbuluar vjedhjet e shumë anëtarëve të qeverisë. 

"Edi Rama, mos përdor emrin e Zotit.
Mos përdor emrin e Skënderbeut.
Mos përdor emrin e Ismail Qemalit.
Mos përdor flamurin dhe himnin kombëtar për të mbuluar vjedhjet e shpifura të Belinda Ballukut, vjedhjet e Edi Ramës, vjedhjet e Erion Veliajt, vjedhjet e Gjiknurit, e Beqës, Kokës.
Vjedhjet pra të ekipit që hajnave që i solle Shqipërisë dhe e rope këtë vend 12 vite me radhë.
Mos i përdor këta emra, se me asgjë nuk mbulon dot vjedhjet e tyre.
Edi Rama, populli të ka braktisur.
Shqipëria dhe bota e pa sheshin bosh.
Shqipëria dhe bota i pa përsëri ministret e tua me lukse dhe superluks, me aksesorë dhjetëra mijëra euroshe teksa gëzonin luksin e tyre.
Kurse ti nuk the asnjë fjalë për qytetarin, për të rinjtë, për pensionistët, për të sëmurët, për shqiptarët.
U përpoqe të joshësh shqiptarët me mirëqenien e Europës.
Në fakt edhe me pasaportën evropiane, nuk kërkon gjë tjetër veçse të mbulosh plaçkitjen që u ke bërë shqiptarëve.
Ai foli sot për paratë që do marrë nga BE, por nuk tha se ku janë paratë që ai ka marrë nga ju, që i ka vjedhur nga ju.
Ku shkuan? 
Ku janë 140 milionë euro të inceneratorit të Tiranës që nuk u ndërtua kurrë?
Ku janë 110 milionë euro që i fale Beketit me arrogancën tënde?
Ku janë 100 milioë euro që ke shpërdoruar tek Air Albania?
Ku janë 60 milionë euro të tunelit të Llogarasë?
Ku janë 68 milionë euro, anijet fantazmë, Tigrat e Ballukut?
Ku janë qindra milionë euro që paguan ti për rrugët e florinjta?
Duke luajtur me aspiratën evropiane të shqiptarëve, ti Edi Rama kërkon të mbulosh vjedhjet me pasaportën kallp evropiane në duart e tua.
A jetohet ndershëm në Shqipërinë e qeverisur nga Edi Rama, është pyetja që çdo qytetar duhet të shtrojë sot për fëmijët e tij?
A mund të ketë siguri për të ardhmen e fëmijëve në këtë vend me Edi Ramën?
A ka mundësi për të punuar dhe jetuar me dinjitet për mjekun, arkitektin, inxhinierin në Shqipëri?
Përgjigja është jo dhe vetëm jo.
Në Shqipërinë e Edi Ramës, Taulant Ballës, Belinda Ballukut, nuk ka vend për njerëzit e ndershëm.
Në Shqipërinë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt nuk ka vend për të rinjtë.
Edi Rama nuk ka qeverisur për të mirën e njerëzve të thjeshtë.
Pas 12 vitesh, edhe 4 vite të Edi Ramës vetëm do përforcojnë të keqen e madhe.
4 vjet të tjera të Edi Ramës do kenë vetëm një rezultat, kapjen totale të shtetit nga Edi Rama, organizata e tij kriminale, oligarkët e tij, kurse shqiptarët do ikin nga Shqipëria. 
Ndaj dhe sot tingëllojnë më aktuale se kurrë vargjet e poetit Ali Asllani, koha është e maskarenjve, por atdheu është i shqiptarëve.
Atdheu është dashuri madhështore.
Është dashuria më sublime.
Dhe ne do punojmë që atdheu ynë, Shqipëria të bëhet madhështore." - tha mes të tjerave Berisha, i cili kritikoi qeverinë për mungesën e mundësive për qytetarët e ndershëm, rinjtë dhe profesionistët, duke thënë se Shqipëria është bërë vend i pamundur për ata që kërkojnë një të ardhme të sigurt. 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: