POLITIKË /

I ofroi 500 euro për të votuar PD në 11 Maj/ Prokuroria dërgon dosjen në SPAK, ja sa vite burg rrezikon 38-vjeçari

Si rezultat, Leka u arrestua dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “marrje dhe përdorim i paligjshëm i dokumentit të identifikimit” – vepra penale që parashikojnë nga 1 deri në 5 vite burg secila, nëse ai shpallet fajtor.

Shkruar nga Versus

I ofroi 500 euro për të votuar PD në 11 Maj/ Prokuroria

Prokuroria e Fierit ka kaluar në kompetencën e SPAK-ut dosjen penale ndaj Marin Lekës, 38-vjeçar nga Lushnja, i arrestuar nën dyshimet për përfshirje në korrupsion zgjedhor. Hetimet ndaj tij nisën pas një denoncimi të bërë nga qytetari Muharrem Toska, i cili deklaroi në polici se Leka i kishte ofruar një shumë prej 50 mijë lekësh të rinj (rreth 500 euro), në këmbim të votës së tij dhe të familjes së tij për një subjekt politik në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas dëshmisë së Toska, për të garantuar votën, Leka i kishte kërkuar kartën e identitetit, të cilën ai fillimisht ia kishte dorëzuar, por më pas ishte penduar dhe kishte vendosur të denonconte ngjarjen në komisariat.

Në bashkëpunim me prokurorinë e Fierit, policia e Lushnjës ndërhyri në banesën e Lekës, ku gjatë kontrollit u gjet karta e identitetit e qytetarit denoncues. Si rezultat, Leka u arrestua dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “marrje dhe përdorim i paligjshëm i dokumentit të identifikimit” – vepra penale që parashikojnë nga 1 deri në 5 vite burg secila, nëse ai shpallet fajtor.

Për shkak të natyrës së veprës, e cila lidhet me krime zgjedhore, çështja u delegua menjëherë te Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), që ka kompetencë të drejtpërdrejtë mbi hetimet e këtij lloji.

Sipas informacioneve paraprake, subjekti politik për të cilin Leka synonte të siguronte votën është Partia Demokratike, çka e bën edhe më të ndjeshme situatën në prag të zgjedhjeve. Deri tani, PD nuk ka reaguar zyrtarisht për këtë ngjarje. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: