POLITIKË /

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Arben Ahmetaj paralajmëron intervistën e tretë nga arratia

Ish-zëvëndësministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga Zvicra ku qëndron në arrati pasi ka kërkuar azil politik për gazetarin Çim Peka. 

Shkruar nga Versus
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Arben Ahmetaj
Çim Peka, Arben Ahmetaj

Ish-zëvëndësministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga Zvicra ku qëndron në arrati pasi ka kërkuar azil politik për gazetarin Çim Peka. 

Ka qenë ky i fundit që ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet me Ahmetajn, duke paralajmëruar kështu një intervistë të re me Ahmetajn. 

“Së shpejti “La Piovra 3”!”, shkruan Peka krahas një fotoje me Arben Ahmetajn.

Kjo është intervesta e tretë që ish-zëvëndësministri ka dhënë për gazetarin Çim Peka, ku ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij.

Ish-zëvëndësministri është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për akuza e korrpsionit, të pastrimtië tparave dhe fshehej pasurie. Gjithashtu, ai është nën hetim edhe për dosjen “Buka”.

Në intervistën e fundit ai ka treguar se pasi janë bërë publike adresa dhe pallati i tij ka pasur dy kërcënime për jetën./Versus.al

 

 

Poll