
Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare që nis në orën 10:00. Në rendin e ditës janë parashikuar interpelanca me anëtarë të qeverisë, konkretisht me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, zëvendës kryeministren Albana Koçiu si dhe ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhen.
Seanca do të nisë me konkluzione mbi konferencën 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE. Amnistia penale pritet të miratohet në Kuvend, por pritet rishikimi i datës kufi të 31 dhjetorit 2025 për vendimet e formës së prerë. Si rrjedhojë, kjo do të zbulojë edhe numrin total të përfituesve. Gjithashtu pjesë e diskutimeve do të jenë projektligje për Kodin Rrugor dhe energjinë elektrike.
Në seancën e kaluar, pati debate mes deputetëve lidhur me protestat masive të qytetarëve që vijojnë prej javësh tashmë. Për rrjedhojë “Etika” vendosi përjashtimin e kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj me 30 ditë nga Kuvendi. Versus.al

