POLITIKË /

Intimidimi i gazetarëve në protestën e PD-së, Berisha: Mediat shëmbëlltyrë e diktaturës, mos të vijnë në kauzat tona me porosi

Përpara ambienteve të SPAK-ut, ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar intimidimin e gazetaeëve në krye të detyrës gjatë protestës së opozitës ditën kur zhvillohej samiti në Tiranë.

Shkruar nga Versus

Intimidimi i gazetarëve në protestën e PD-së, Berisha: Përpara ambienteve të SPAK-ut, ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar intimidimin e gazetaeëve në krye të detyrës gjatë protestës së opozitës ditën kur zhvillohej samiti në Tiranë. Si për të justifikuar sjelljen e deputetëve demokratë si Flamur Noka, Edi Paloka e Klevis Balliu, Berisha ka thënë sot se duhen lexuar raportet e OSBE-së ku sipas tij pasqyrohet sesi media në Shqipëri nuk është e lirë nga ku përjashtoi gazetarët e kronikës që po e merrnin në pyetje. Nga ana tjetër ai bëri thirrje që gazetarët mos të vijnë me porosi nëpër protestat e PD-së.

“Kam falenderuar me sinqeritet gazetarët për kontributin në denoncimin e farsës elektorale. Të sugjeroj të lexosh raportet e OSBE-së, çfarë thotë për mediat në Shqipëri. Kjo jo për gazetarët e kronikës, unë i përjashtoj gazetarët e kronikës pasi ka prej tyre që kanë rrezikuar shumë veten në raportimet që kanë bërë me guxim. Por në tërësi raportet thonë e mediat janë shembëlltyrë e vendeve diktatoriale. Kur ka proteta kur ka një kauzë, gazetari nuk duhet të përpiqet të marrë porosi dhe të zbatojë porosi në të cilat nuk është vendi se mund të nxisin tensione. Por marrëdhëniet me PD-në ju e keni patur gjithnjë.”- tha Berisha.

Poll