![]()
Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e sotme (4 shkurt 2026) në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë, pas komplikacioneve shëndetësore të papritura.
Burime spitalore bënë të ditur se 95-vjeçari mbërriti në emergjencë me vështirësi të theksuara në frymëmarrje.
Menjëherë pas paraqitjes, ai u shtrua në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku po mbahet nën monitorim intensiv nga ekipet mjekësore.
Sipas informacioneve zyrtare nga zyra e shtypit e spitalit dhe burimeve të afërta me rastin, parametrat jetësorë të zotit Moisiu aktualisht janë të qëndrueshëm.
Mjekët po vlerësojnë gjendjen në dinamikë dhe po përgatiten për një ndërhyrje kardiologjike të nevojshme sapo të konsiderohet momenti i përshtatshëm.
“I gjithë stafi i shërbimit të Kardiologjisë është në gatishmëri të plotë për të mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm gjendjen shëndetësore të ish-Presidentit”, thuhet në njoftimin spitalor./Versus.al

