POLITIKË /

Ishte parashikuar të mbahej në qershor, shtyhet takimi i kryeministrit Rama me shqiptarët në Londër

Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Londër i planifikuar për tu mbajtur më 2 qershor është shtyrë.

Shkruar nga B.SH

Ishte parashikuar të mbahej në qershor, shtyhet takimi

Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Londër i planifikuar për tu mbajtur më 2 qershor është shtyrë për në muajt e ardhshëm.

Arsyeja e shtyrjes së këtij takimi janë zgjedhjet të parakohshme në Britaninë e Madhe.

Kryeministri Rama nisi më 12 maj në Athinë takimet me emigrantët shqiptarë.

Më 26 maj, Rama u takua me bashkatdhetarët në Itali, në pallatin e sportit në 'Busto Arsizio' lokalitet afër qytetit të Milanos, ku morën pjesë mijëra shqiptarë.

Më datë 16 qershor është parashikuar takimi me shqiptarët në Dyseldorf në gjermani.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: