POLITIKË /

Iu hiqet e drejta për të votuar, reagon Berisha për qytetarët me ID të skaduar: Akt i pa precedent, një krim shtetëror elektoral

Berisha akuzoi kryeminstrin për marrjen e këtij vendimi dhe e cilësoi një akt të paprecedent, një krim shtetëror dhe dhunim të Kushtetutës

Shkruar nga M.H
Iu hiqet e drejta për të votuar, reagon Berisha për
Sali Berisha

Të gjithë qytetarët që kanë ID e kartës së identitetit të skaduar janë ndaluar të marrin pjesë në proccesin zgjedhor për kryebashkiakun e Himarës.

Për sa i përket kësaj problematike ka bërë një reagim kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Berisha akuzoi kryeminstrin për marrjen e këtij vendimi dhe e cilësoi një akt të paprecedent, një krim shtetëror dhe dhunim të Kushtetutës.

Sipas kreut të PD e gjitha kjo është bërë për të manipuluar rezultatin zgjedhor nga Edvin Gjipea, duke shtuar se ky standard nuk është zbatuar në zgjedhjet e 14 majit.

Berisha e quan këtë një sulm ndaj Partisë Demokratike dhe garanton se drejtësia nuk do të harrojë kurrë, ndonëse vonon.

"Përjashtimi nga votimi i qindra e qindra qytetarëve të Himarës, një akt antikushtetues

Të dashur miq, me urdhër te Edi Ramës sot nuk u lejuan të votojnë për shkak të datës së kartave të identitetit, qindra qytatarë të identifikuar kryesisht mbështetës të opozitës. Ky është një akt i pa precedent, një krim shtetëror elektoral, dhunim i Kushtetutës që ka si qëllim të vetëm manipulimin e rezultatit zgjedhor nga Edvin Gjipea. Sqaroj këtu qytetarët se ky standart nuk u zbatua në zgjedhjet e 14 Majit dhe në ligjet e vendit edhe pas lëshimit të kartave biometrike në mungesë të saj, janë pranuar edhe letërnjoftimet e vjetra që vërtetonin plotësisht identitetin e personit.

Përjashtimi i qindra zgjedhësve nga e drejta e votimit, ndryshimi i qëllimshëm dhe i programuar i qendrave të votimit të qindra qytetarëve, shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga Dropulli, Saranda apo pasunarve të vilave turistike të bregut janë veprime mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë direkt Edi Ramën dhe Vangjel Tavon për krim të shëmtuar elektoral. Partia Dmokratike dënon me forcën më të madhe këto akte të rënda antikushtetuese të Edi Gjipes dhe kukullës së tij Vangjel Tavo dhe i garanton se drejtësia vonon, por nuk harron", shkruan Berisha në postimin e tij.

/ Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: