POLITIKË /

“Jemi forca politike me kandidatët më me integritet”, Ndocaj takime me banorët në Kurbin: Më 11 maj, mundësia për të dalë nga komunizmi

Shkruar nga Versus
“Jemi forca politike me kandidatët më me integritet”,
Foto: Eduart Ndocaj me banorë të fshatit Mali i Bardhë

Eduart Ndocaj kandidati për deputet i koalicionit Euroatlantik në Lezhë, po zhvillon takime të ngjeshura me qytetarët në zona të ndryshme të qarkut duke u kërkuar mbështetjen për zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë ditës së sotme, Ndocaj dhe kandidatët e tjerë të koalicionit të drejtuar nga Lulzim Basha, u takuan me banorë të fshatit Mali i Bardhë të Kurbinit, ku nënvizoi gjendjen e vështirë ku ndodhet vendi dhe domosdoshmërinë e rrotacionit politik.

“Vazhdojnë takimet në çdo cep më cdo banor të qarkut Lezhë.  Sot bashkë me skuadrën fituese të kandidateve Euroatlantik ishim në Mal Bardhë të Kurbinit me banorët e kësaj zone!Një fshat me shumë histori dhe të persekutuar nga sistemi komunist. Shqiptarët numërojne akoma edhe qindarkat e fundit per te mbylluar muajin ku fshatrat ne Lezhe po shkojnë drejt një varfërie ekstreme!  Duhet të votojmë pro ndryshimit dhe ti largojmë “arkitektët” e degradimit të fshatrave dhe zonave rurale në Shqipëri!”- shkruan kandidati për deputet.

Duke i siguruar banorët për integritetin e figurave të koalicionit “Euroatlantik”, Ndocaj tha se është e vetmja forcë politike që nuk ka asnjë person të inkriminuar.

“Votoni numrin 4 për koalicionin Euroatlantik, besimi juaj nuk do shpërdorohet. Jo vetëm në qarkun e Lezhës, por në gjithë Republikën e Shqipërisë i ka listat e hapura. Është e vetmja forcë politike që kandidatët janë të zgjedhur që të mos jenë para drejtësisë as për 1 minutë”- u shpreh ai.

Rëndësinë e 11 majit, ish-deputeti dhe kandidati për Kuvendin e ri, e komentoi duke argumentuar se në 80 vitet e fundit, vendi ka qenë në komunizëm dhe tashmë është koha për ndryshim.

“Keni luftuar për mbijetesë. Ajo që e bën të rëndësishme datën 11 maj është se mbushim plot 80 vite në komunizëm. E kishin gjyshërit që kanë sulmuar familjet tuaja, e morën prindërit, tani e kanë nipat. Më 11 maj e kemi mundësinë të dalim nga kjo gjendje”- përfundoi ai në takimin ku ishin të pranishëm një numër i madh i banorëve të zonës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: