
Pasi ndihmoi Partinë e Lirisë të formonte grupin e saj parlamentar, Partia Demokratike ka bërë të njëjtën gjë edhe me aleatin e saj, Fatmir Mediun, duke i siguruar deputetë për krijimin e grupit të tij në Kuvend.
Deputetët e huazuar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, janë: Vangjel Dule (PBDNJ), Greta Bardeli (PD), Denisa Vata (PD), Zija Ismaili (PD), Artan Luku (Agrarët) dhe Fidel Kreka (PD).
Ndërkohë, Mesila Doda nga PDIU ka zgjedhur të mos bëhet pjesë e këtij grupi, ku përfshihet edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Por çfarë nënkupton krijimi i një grupi parlamentar?
Ai siguron avantazhe konkrete, që variojnë nga më shumë minutazh në debatet parlamentare deri te përfitimi i zyrave dhe stafit mbështetës./Versus.al
