POLITIKË /

“Ju ka bërë mirë dielli i verës”, Gogu i përgjigjet opozitës për mandatin e Xhaçkës: Po bëni xhonglerin politik

Pasi opozita tha se mazhorancës i ka bërë mirë reflektimi gjatë pushimeve, nuk ka munguar edhe përgjigjia nga Gogu për mandatin e Xhaçkës që do të diskutohet seancën plenare të 12 shtatorit.

Shkruar nga Versus
“Ju ka bërë mirë dielli i verës”, Gogu i
Deputetët Toni Gogu dhe Blendi Klosi në Këshillin e Legjislacionit

Është mbyllur me batuta e sotme e këshillit të Legjislacionit ku u vendos kalimi në seancë plenare në datë 12 shtator vendimi i Gjykatës Kushtetuese që urdhëron Kuvendin t’i dërgojë për shqyrtim çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka e cila dyshohet se është në konflikt interesi.

Ajo çfarë nuk pritej ka qenë qasja e socialistëve, të cilët kërkuan që demokratët të mos vonojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses, paçka se ishin këta të fundit që këmbëngulën që çështja të kalojë sa më parë në Kuvend.

Gogu tha se opozita po përpiqet ta përdorë vendimin e Kushtetueses sipas interesit të saj, ndërsa kërkoi që të mos ketë raport dhe çështja të kalohet për diskutim në Kuvend.

Nga ana tjetër, demokratët u shprehën të habitur për ndryshimin e qëndrimit të socialistëve sa i takon urdhrit të Gjykatës Kushtetuese pavarësisht se kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi pati deklaruar se asgjë nuk i imponohet vullnetit të deputetëve.

Pjesë nga debati në këshill:

Gogu: GJK ka thënë mos e komentoni më, merreni dhe çojeni në seancë. Dhe seanca vendos. Të flasësh si idhtarë i mbrojtjes së vendimeve të GJK dhe ta vonosh zbatimin e vendimit të Kushtetueses duke bërë diskur politik këtu për një orë, do të thotë se kërkon të bësh xhonglerin politik. Nuk ka nevojë për raport të zgjatemi, thjesht e çojmë në seancë.  E kuptoj se doni të bëni si mendja pas GJK por nuk e nderoni Kushtetuesen në këtë gjë

Dhurata Çupi: Më vjen mirë që dielli i verës iu ka future në përgjegjësinë për të zbatuar kushtetutën.

Korreshi: Duket këtu sikur po shkallojmë. Ne jemi zënë në këshill legjislacioni. Kur thonim ne ta çojmë në seancë, ju e refuzuat. Quajeni si të doni por një copë letër duhet ta çojmë atje. Shyqyr që arriti kjo ditë ku 10 juristëve nuk ka nevojë t’ua shpjegojnë ata nga jashtë sesi bëhet rakia.

Bardhi: Biem dakord që ta dërgojmë në seancë plenare. Kolegët deri të premten të firmosin atë çfarë duan të shtojnë në raportin përfundimtar dhe më pas ta firmosim në fund.

Seanca plenare e Kuvendit ku do të diskutohet vendimi i Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës pritet të mbahet më 12 shtator. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: