POLITIKË /

“Ka në mesin tonë disa të pavetëdijshëm”, Ali Ahmeti thumbon Kurtin: Liria e Kosovës, s’është arenë politike

Më herët, Ahmeti dhe Kurti kanë patur përplasje pasi kreu i BDI e akuzonte kryeministrin se po ndërhynte në punët e brendshme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Shkruar nga Versus

“Ka në mesin tonë disa të pavetëdijshëm”,

Kreu i partisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti (BDI), mbajti fjalën e tij në protestën e mbledhur për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Por teksa nënvizoi arritjet e UÇK-së dhe qëndrimin e tij ndaj akuzave të prokurorisë Speciale në Hagë, Ahmeti pati edhe një ‘thumbim’ për Kurtin me të cilin së fundmi ka patur përplasje duke e akuzuar atë se po përpiqej të ndërhynte në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut.

“Dua para jush të adresoj edhe një shqetësim, ka akoma në mesin tonë ca të pavetëdjshëm që u shërbejnë marrëdhënieve ruso-serbe dhe mbjellin ndasi duke shpërndarë propagandën dashakeqe pa qenë fare të vetëdijshëm që i shërbejnë Beogradit e Moskës.

Liria e Kosovës nuk është arenë për politika individuale, partiake e zgjedhore. Ne duhet të bashkohemi ashtu siç u bashkuam për Kosovën republikë, për Shqipërinë në NATO e BE, një Maqedoni euroatlantike e për shqiptarët në Mal të Zi. Ashtu duhet të bashkohemi edhe për lirinë e çlirimtarëve dhe për dinjitetin e UÇK”- tha Ahmeti. Versus.al

Poll