POLITIKË /

“Ka rivalitet dhe xhelozi”, Spiropali për ‘luftën’ brenda PS: Është njerëzore! Veliajn e lamë në betejën e tij

Sa i takon çështjes së Veliajt, ministrja tha se shpreson që ai të dalë fitimtar në betejën për të rrëzuar akuzat ndaj tij.

Shkruar nga Versus

“Ka rivalitet dhe xhelozi”, Spiropali për

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka qenë e ftuar në Top Story ku mes shumë temave të ndryshme rreth diplomacisë së vendit, foli edhe për çështjet e brendshme politike.

E pyetur rreth fatit politik të Veliajt, Spiropali tha se nuk është ajo që e cakton nëse rrugëtimi i tij politik është mbyllur apo jo, ndërsa tha se shkarkimi i tij ishte i nevojshëm për të vijuar punën në bashki dhe për ta lënë Veliajn të përballet me betejën e tij.

Ndërsa tha se shpreson që kryebashkiaku i shkarkuar ta fitojë betejën, Spiropali pranoi gjithashtu se edhe në PS si në çdo forcë politike ka rivalitete dhe xhelozi, gjë që sipas saj është krejt njerëzore dhe normale përsa kohë nuk tejkalon në dëmtimin e partisë.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Grida Duma: Po ata që u ngritën në emër të urdhrit të Ramës për shkarkimin e Veliajt. A u skarcua politikisht Veliaj me një vendim të të vetëve sepse më i Madhi vendosi kështu?

Elisa Spiropali: Ishte vendim i detyruar nga një process ligjor penal që që në fillim ka patur cedimet e veta serioze. Të paktën sa na takon ne, qëndrimet janë mbajtur vijimësisht nga kryeministri dhe u gjykua që kjo ishte koha për t’I dhënë drejtim duke e lënë Erioninn ë betejë për të drejtën e tij të cilën ne shpresojmë shumë që ta fitojë. Sepse ka qenë kryetari i bashkisë më të madhe të kryeqytetit, ka meritat e tij brenda PS.

Grida Duma: Ti nuk do më thuash asnjë çast që ka luftë…

Elisa Spiropali: Sa i takon marrëdhënieve njerëzore, në fund secili e bën gjykimin në raport me ndërgjegjien e tij

Duma: Fati politik i Veliajt u mbyll?

Elisa Spiropali: Nuk jam askush që të përcaktoj fatet e njerëzve dhe as fatet e tyre politike. unë besoj tek një forcë më e madhe, sepse ka ca njerëz që besojnë vetëm tek vetja dhe mendojnë se mund të shkelin njerëz me këmbë e të tjetërsojnë fatet e të tjerëve.

Grida Duma: Do jesh këtu të më thuash se nuk ka luftë të brendshme në PS

Elisa Spiropali: Ka ndonjë forcë politike ku nuk ka luftë të brendshme? Rivalitetet dhe xhelozitë janë njerëzore dhe të kuptueshme. Por lufta politike nuk duhet të kalojë asnjëherë në nivelet e betejave që dëmtojnë forcën politike ku je, shoqërinë dhe institucionet duke deformuar vullnetet. Versus.al

Poll