POLITIKË /

''Kanë materiale nga kompjuteri i Agasit'', Endri Meksi: PD e ka dosjen e AKSHI-t, por zgjedh të përmendë disa emra

Shkruar nga Versus
''Kanë materiale nga kompjuteri i Agasit'', Endri
Endri Meksi, Sali Berisha

Pronari i MCN TV, Endri Meksi ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon dosjes me skandalet e AKSHI-t. Sipas tij, Partia Demokratike e ka dosjen e plotë hetimore, por zgjedh të përmendë vetëm disa prej emrave të përfshirë.

Mes të tjerash, Meksi u shpreh se dosja e AKSHI-t është në këtë pikë hetimi për shkak edhe të ndërhyrjes së ambasadës gjermane e cila u vu në lëvizje pas denoncimit të Meçes.

‘’Zoti Berisha është ekspert i kamuflimit. Kanë më shumë se kaq; kanë edhe materiale nga kompjuteri i të ndjerit Agasi. Në një dosje kaq të madhe, qëllimi i opozitës është të fokusohet te 2-3 emra të veçantë. Interesi i tyre i vetëm, në skenarin aktual, për disa afera si bastet, inkriminimi i policisë, AKSHI etj., është pikërisht te këta pak emra. Ky zotëria Agasi, ku e gjeti gjithë këtë kurajë për të krijuar gjithë këtë ‘masterpiece’? Krijoi një katrahurë marrëdhëniesh, ku të gjithë pyesin se çfarë do të ndodhë dhe kush do të implikohet.

Nuk mendoj që PD ka kapacitete hakerimi. Nëse ata disponojnë pjesë të ndryshme nga dosja që nuk janë publike, dyshohet se kjo rrjedhje është e qëllimshme. Pra, dorëzohen, sepse në ambientin shqiptar shantazhi është mekanizëm mbijetese. Dosja e AKSHI-t ndoshta nuk do të ishte ku është sot nëse Ambasada Gjermane nuk do të kishte një rol; edhe zoti Gerond Meçe dihet që ka shkuar në Ambasadën Gjermane. ‘Krimi’ i vetëm i tij është se ankimoi pa ndalim procedurat dhe nuk iu nënshtrua presionit. Unë jam dorëzuar 2-3 herë kur kam dashur të ankimoj. Hera e fundit që kam bashkëpunuar me të ka qenë në vitin 2020. Ai e vuri në stres AKSHI-n dhe vuri në lëvizje Agasin dhe Beqirin për të kaluar në metoda të tjera, si pengmarrja, shantazhi, kërcënimi dhe presioni ndaj gjyqtarëve’’, u shpreh Meksi ndër të tjera. Versus.al

Poll