POLITIKË /

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve demokratë, shtyhet mbledhja e 'Etikës'

Mbledhja e ardhshme e sekretariatit të Etikës do të mbahet të martën në orën 10:00.

Shkruar nga Versus
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve
Përplasja e djeshme në Kuvend

Sekretariati i Etikës u mblodh ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e disa deputetëve të Partisë Demokratike me pretendimin se kanë kryer veprime të dhunshme gjatë seancës së djeshme në Kuvend ku patën përplasje me gardën dhe hodhën ujë drejt kryeparlamentarit Peleshi.

Të pranishëm në mbledhje ishin të gjithë deputetët të cilët kërkohet përjashtimi. Por mbledhja u shty pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhit i cili tha se në listën e ligjvënësve për të cilët kërkohet përjashtimi, janë përfshirë edhe emra deputetësh që nuk janë përfshirë në përplasjen e djeshme. Mbledhja do mbahet të martën në orën 10:00.

Sipas kërkesës zyrtare të depozituar nga Grupi Parlamentar i PS-së, kërkohen masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës duke i akuzuar se kanë pamundësuar vijimin normal të seancës.

Socialistët pretendojnë se veprimet e demokratëve gjatë seancës plenare kanë qenë të mirëorganizuara dhe të koordinuara. Versus.al

Poll