Live Updates /

Kaos, përplasje e flakadanë në Kuvend, Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit dhe u jep puthjen ironike demokratëve

*Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë sot nga kaosi total që në nisje të seancës plenare të fundit për këtë session parlamentar në mbyllje të vitit. *Deputetët e Partisë Demokratike zunë karriget e ministrave duke mos pranuar për asnjë moment t’i lironin, gjë që ka sjellë përplasjen e tyre me punonjësit e Gardës së Republikës. *Gjatë përplasjes, ata hodhën edhe ujë drejt kryeparlamentarit Niko Peleshi. Ndërsa ky i fundit përjashtoi nga seanca deputetët Flamur Noka e Klevis Balliu. Deputeti Belind Këlliçi ndezi flakadanë në Kuvend për të mos lejuar normalitetin e seancës. *Pavarësisht kaosit, Endri Shabani i cili mori 85 vota nga socialistët dhe PSD e Tom Doshit, u betua si Avokat i Popullit dhe në fund u dha edhe ‘puthjen ironike’ demokratëve që protestonin dhe përballeshin me gardistët. *Socialistët ndërkohë vijuan me rendin e ditës duke votuar njëanshmërisht të gjithë projektligjet.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

6 Postime
2 ORE ME PARE

VIDEO/ "Nuk të ngjit doktori aty ty o bukurosh", Zegjineja nuk i ndahet Balliut në mes të kaosit në Kuvend

Kaos, përplasje e flakadanë në Kuvend, Endri Shabani betohet si

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi u shfaq pranë foltores së Kuvendit teksa vijonte kaosi i krijuar nga deputetët e PD.

Duke iu drejtuar deputetit Klevis Balliu, Çaushi u shpreh: “Nuk të dëgjon njeri ty o bukurosh, nuk të ngjit doktori aty ty, harroje.

Berisha e kaloi me të qeshur përgjigjien e Çaushit ndaj kaosit të PD. Versus.al

2 ORE ME PARE

Digjet fibra e Kuvendit, ndërpritet transmetimi i seancës plenare

Kaos, përplasje e flakadanë në Kuvend, Endri Shabani betohet si

Brenda Kuvendit po vijon përplasja e deputetëve të opozitës me gardën e Republikës, jashtë është djegur fibra e transmetimit.

Për pasojë është shkëputur transmetimi live i Kuvendit duke bërë që përveç transmetimeve në rrjetet sociale të deputetëve të mos dihet asgjë tjetër rreth seancës plenare të fundit për këtë sesion parlamentar. 

Pas veprimit të djegies ka ndërhyrë personeli i Kuvendit me fikësen e zjarrit.

Lajmi në përditësim...

2 ORE ME PARE

Mes kaosit, Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, 'përshëndet' me puthje opozitën

Kaos, përplasje e flakadanë në Kuvend, Endri Shabani betohet si
Deputetët e PD përplasen me Gardën, momenti i betimit të Endri Shabanit

Endri Shabani është betuar si Avokat i Popullit në Kuvend ndërkohë që deputetët e opozitës protestonin dhe përplaseshin me gardën. Pasi u betua, nuk ka ngurruar as t'i ironizojë duke u dhënë puthje ironike.

Opozita e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Shabanit duke e konsideruar gabim dhënien e firmave për të si kandidat, ndërsa ai u zgjodh me 85 vota të mazhorancës dhe PSD të Tom Doshit. 

Ndërkohë kryeparlamentari Niko Peleshi me kërkesë të kreut të grupit parlamentar Taulant Balla, ka kaluar për votim projektligjet në rendin e ditës të cilët kaluan me votat e socialistëve. Versus.al

2 ORE ME PARE

Përplasja e ashpër me gardistët, opozita me flakadanë në Kuvend

Kaos, përplasje e flakadanë në Kuvend, Endri Shabani betohet si
Deputeti Belind Këlliçi me flakadan në dorë

Pavarësisht se pritej mbajtja e seancës plenare të fundit për këtë session parlamentar ku do të betohej edhe Endri Shabani si Avokat i Popullit, në asnjë moment nuk ka patur normalitet.

Madje përveç momentit të përplasjes me gardistët, deputetët e PD kanë ndezur edhe flakadanë në Kuvend.

Ndërkohë kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje gardistëve që të mos prekin deputetët demokratë. Versus.al

3 ORE ME PARE

VIDEO/ Kaos në nisje të Kuvendit, deputetët e PD ngjiten në vendet e ministrave dhe përplasen me gardën

Kaos, përplasje e flakadanë në Kuvend, Endri Shabani betohet si

Seanca plenare e fundit për këtë session parlamentar ku u betua Endri Shabani si Avokat i Popullit nisi me përplasje të forta mes deputetëve të opozitës dhe gardës së republikës.

Flamur Noka e Klevis Balliu kanë qenë të parët që janë ngjitur në karriget e ministrave duke mos lejuar që seanca të vijonte normalisht dhe ministrat të uleshin në vendet e tyre.

Që para nisjes së seancës, Berisha e PD nisën transmetimin live në rrjetet sociale duke mos lejuar vijimin normal të seancës në formë proteste kundër gjendjes ku është vendi. Versus.al

5 ORE ME PARE

Kuvendi mblidhet për herë të fundit për 2025-ën, Shabani betohet si Avokat i Popullit

Kaos, përplasje e flakadanë në Kuvend, Endri Shabani betohet si

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Seanca pritet të prodhojë debate për shkak se Endri Shabani i cili u zgjodh Avokat i Popullit do të bëjë betimin ne Kuvend.

Demokratët e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e tij si Avokat Populli duke pretenduar se është shkelur kushtetuta për shkak se deputetët i kishin tërhequr firmat për të dhe në këtë mënyrë nuk do të ishte një prej kandidatëve për t’u votuar.

Endri Shabani u zgjodh me votat e mazhorancës, por firmat për të qenë një prej kandidatëve, i siguroi nga deputetët demokratë. Gjithashtu në rend dite janë disa projektligje dhe një mocion me debat për luftën ndaj krimit. Versus.al

Poll