POLITIKË /

Kasanof takim me Ramën, ambasada e SHBA: Në fokus integrimin në BE dhe reforma në drejtësi

Ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, një proces që ka marrë ritme të shpejta dhe vazhdon të mbetet një prioritet për qeverinë shqiptare.

Shkruar nga Versus

Kasanof takim me Ramën, ambasada e SHBA: Në fokus integrimin në

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Kasanof, zhvilloi një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të diskutuar mbi forcimin e partneritetit mes dy shteteve dhe mbështetjen e Shqipërisë për çështje kyçe shumëpalëshe.

Sipas një njoftimi të ambasadës së SHBA në Tiranë, në këtë takim, Rama dhe Kasanof rikonfirmuan angazhimin e përbashkët për arritjen e qëllimeve strategjike dhe avancimin e raporteve bilaterale në fusha të ndryshme. Ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, një proces që ka marrë ritme të shpejta dhe vazhdon të mbetet një prioritet për qeverinë shqiptare.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve u përqendrua gjithashtu tek reforma në drejtësi dhe rëndësia e transparencës në këtë fushë, që është një nga kushtet kyçe për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE. Kryeministri Rama dhe Kasanof nënvizuan angazhimin e përbashkët për forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, një prioritet i vazhdueshëm për të dyja palët.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: