
Më 4 qershor në orën 16:00 do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës së PD-së për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Kukësit.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka shtyrë për herë të tretw shqyrtimin e ankimit të Partisë Demokratike për qarkun Kukës lidhur me zgjedhjet e 11 majit.
Më 27 maj, KAS pranoi dy kërkesat e PD-së për Kukësin, për t’u njohur me të dhënat e DHL, pra operatorit postar për që shërndante votat e diasporës në zgjedhjet e 11 majit dhe raportin e audituesit teknicien. Nga ana tjetër rrëzoi kërkesat për kryqëzimin e të dhënave të Pajisjes së Identifikimit Elektronik (PEI), regjistrave të posaçëm në çdo qendër votimi si dhe kopjeve për procesverbalet e tyre dhe procesverbaleve të mbylljes. Versus.al







