Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike e cila kërkonte përjashtimin e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla me 30 ditë nga seancat plenare të Kuvendit.
Demokratët në kërkesën e tyre i referoheshin deklaratave të bëra nga Balla në seancën e fundit plenare ku përmendi fjalën “zagar”.
Kjo është e disata herë që sekretariati rrëzon kërkesat e PD për përjashtimin e Ballës sa i takon shpërthimeve të këtij të fundit ndaj demokratëve në Kuvend. Versus.al


