
Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato ka folur lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit duke komentuar edhe disa prej gjetjeve të raportit paraprak të OSBE-ODIHR. Gonzato theksoi se është nevoja që qeveria dhe Kuvendi të miratojnë një reform gjithëpërfshirëse zgjedhore e cila të përmbajë rekomandimet e bëra nga OSBE-ODIHR.
Ai tha se përgjegjësia për këtë reform bie mbi qeverinë e cila tashmë i ka numrat e nevojshëm të deputetëve.
“ Nuk e di nëse kanë dalë rekomandimet përfundimtare, por natyrisht që kam parë rekomandimet paraprake. Ka patur gjithashtu një deklaratë shumë të qartë nga Brukseli dhe është një element që unë dua ta përmend, që unë e kam shumë kryesor siç e ka thënë dhe përfaqësuesja e lartë Kallas, është koha tashmë që qeveria shqiptare por edhe parlamenti të miratojë një reforma gjithëpërfshirëse zgjedhore e cila të përfshijë të gjitha rekomandimet e shkuara e të tashme nga OSBE ODIHR. Rezultati dhe përgjegjësia bie mbi qeverinë që të ndërmarrë e të kryejë këtë reformë kaq të gjerë sepse me patjetër që i ka numrat. Nga ana tjetër është dhe pritshmëria e shqiptarëve duke qenë se Shqipëria është në këtë rrugëtim për tu futur në BE”- deklaroi Gonzato gjatë vizitës së tij në Korçë.
Sa i takon standartit të zgjedhjeve, ai tha se në raportin e OSBE-ODIHR për menden përdorimi i burimeve publike dhe administratës, port ha se në përgjithësi administrimi i zgjedhjeve është përgëzuar.
“Në raport me atë çfarë patë, kemi një raport të OSBE ODIHR i cili pasqyron si kanë qenë këto zgjedhje ndërkohë që i ka njohur me standardet. Ndërkohë që përmenden dhe çështje si përdorimi i burimeve publike por administrimi i zgjedhjeve është përgëzuar nga raporti i OSBE ODIHR ndaj po e theksoj që kjo është diçka e cila duhet trajtuar nëpërmjet një reforme gjithëpërfshirëse në të ardhmen. Dua të vlerësoj Komisionn Qendror të Zgjedhjeve për punën që ata kanë bërë, Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK, që do të thoja ka qenë një bashkëpunim ekzemplar”- shtoi ambasadori i BE. Versus.al







