
Dëshmia e ish ministrit Ilir Beqaj në Komisionin Hetimor të Sterilizimit është ndërprerë pa nisur mirë.
Beqaj kërkon një vendin më lidhje me kërkesën e tij për të bërë deklaratën në powrpoint ndërkohë kryetarja Albana Vokshi vijon të këmbëngulë që një gjë e tillë nuk i lejohet pasi vendimi është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.
Pjesë nga diskutimi:
Ilir Beqaj: Prej 7-8 muajsh më keni akuzuar për hajdut
Alban Vokshi: SPAK jo ne
Beqaj: Ju, ju.
Vokshi: Unë kam 10 vite.
Beqaj: Më jepni vendimin që ta vazhdoj, e merrni ju, nuk e marr unë, një deklaratë që unë dua ta ilustroj.
Vokshi: Do bëni deklaratën, a ka mundësi.
Beqaj: Me zë dhe figurë.
Vokshi: Do vijoj me pyetjet, më vjen keq tani. Po e keqpërdorni atë të shkretin.
Beqaj: A ka mundësi atë të shkretin mos e përdorni? Boll e keni bërë 8 muaj. Ato epitete mos i përdorni. Hallin tënd s’ta zgjidh dot unë, ta kam thënë në Parlament.
Ligji më njeh të drejtën e një deklarate të kontekstualizuar. Dua ta demonstroj me zë dhe figurë. Është vetëm një foto.
Ngjarjet nisin në tetor 2009 kur një anëtar komisioni ishte ministër e bleu centralin dhe për tre vjet e la në qese. Për këtë arsye në bazë të nenit 2 pika 7 thotë vendim i ndërmjetëm, vendim i komisionit të marrë në çdo fazë të hetimit për pyetjen e dëshmitarëve.
Vokshi: E ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese. Do të flasësh për të drejtat e tua apo komisionit?
Beqaj: Neni 13 pika dy tregon mënyrën se si merret vendimi, nuk parashikohet askund që vendimin e merr kryetarja. Më jepni një vendim për kërkesën që të vijojmë.
Vokshi: Mbase ke qenë në arrest dhe nuk e di që Kushtetuesja i ka rrëzuar ato nene, ia ka lënë në tagër pakicës./ Versus.al








