POLITIKË /

Komisioni i ‘Sterilizimit’, Vokshi njofton kallëzim në SPAK për Ndrecën! Kërkesë për lejimin e deputetëve të përjashtuar

Vokshi ka kërkuar edhe masë disiplinore për deputetët socialistë Erion Braçe, Plarent Ndreca dhe Ilir Metaj, duke pretenduar se këta të fundit kanë penguar vijimin e mbledhjes së komisionit dhe pyetjet e dëshmitarëve.

Shkruar nga Versus
Komisioni i ‘Sterilizimit’, Vokshi njofton kallëzim në
Deputetja demokrate, Albana Vokshi

Kryetarja e Komisionit për koncesionet në Shëndetësi “Sterilizimi” dhe “Check Up”, Albana Vokshi ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka bërë me dije se i ka dërguar kryetares së komisionit të Etikës, Klotilda Bushka një kërkesë për lejimin e pjesëmarrjes në mbledhje të deputetëve të përjashtuar nga seancat plenare.

Ajo bëri me dije mes të tjerash, se do të dorëzohet një kallëzim penal në SPAK për deputetin socialist Plarent Ndreca dhe punonjës të Gardës nën akuzën se kanë shpërdoruar detyrën duke mos lejuar vijimin normal të komisionit.

“Qëllimi i vetëm i Edi Ramës është mbyllja sa më parë e këtij komisioni. Mosbërja transparencë e vjedhjeve të bëra në komisionet që kanë kushtuar deri në 200 milionë euro. Kemi dërguar një kërkesë tek zonja Klotilda Bushka të cilës i kemi kërkuar të hiqet ndëshkimi të paktën për 5 deputetët anëtarë të Komisionit. Sot do dorëzojmë edhe një kallëzim penal për Plarent Ndrecën, Genci Gjoncaj dhe punonjësit e Gardës së Republikës. I kërkojmë SPAK-ut shqyrtimin e kallëzimit dhe kryerjen e një hetimi të plotë në një kohë sa më të shpejtë për këta persona të akuzuar për shpërdorim detyre. Ju sigurojmë se opozita, në komision apo jashtë komisionit, do i kryejë të gjitha objektivat që i ka vendosur vetes”- deklaroi Vokshi.

Gjatë mbledhjeve të zhvilluara së fundmi në komisionin hetimor për koncesionet në Shëndetësi, ka pasur mjaft tensione mes deputetëve socialistë e demokratë, aq sa edhe deputeti Erion Braçe edhe pse jo anëtar, hyri në sallën e komisionit dhe u përplas me Vokshin. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: