POLITIKË /

Konferenca e 7-të Ndërqeveritare me BE, Shqipëria çel sot grupkapitullin e fundit të negociatave

Shkruar nga Versus

Konferenca e 7-të Ndërqeveritare me BE, Shqipëria çel sot

Sot në Bruksel do të çelet grupkapitulli i fundit të negociatave në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Hapja e të gjitha kapitujve do të bëhet në një kohë rekord prej 12 muajsh.

“Shqipëria arriti të pamendueshmen , të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh, rekord absolut në procesin e integrimeve europiane”- u shpreh më herët Rama.

Ky i fundit do të jetë i pranishëm në konferencën ndërqeveritare së bashku me Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit shqiptar për të çelur negociatat për Grup-Kapitullin V: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.

Rama dhe delegacioni parashikohet të ulen në tryezën e punës me BE-në sot rreth orës 8:00 ndërsa në orën 9:15 është parashikuar të mbahet konferenca e përbashkët mes Kryeministrit Rama dhe komisioneres Marta Kos. Versus.al

Poll