POLITIKË /

“Kosova kampione e demokracisë në Ballkan”, Konjufca: Vlerësim me të cilin krenohen shqiptarët

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca tha se Serbia po tenton të destabilizojë rajonin duke nxitur konflikte në veri të vendit.

Shkruar nga Versus

“Kosova kampione e demokracisë në Ballkan”, Konjufca:

I pari që mbajti fjalën në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve të Shqipërisë e Kosovës, ishte kryeparlamentari Glauk Konjufca i cili e përqendroi fjalimin e tij tek marrëdhëniet mes dy vendeve dhe situata aktuale e dialogut me Serbinë.

Duke e përmendur faktin që Kosova është cilësuar si shtet kampion i demokracisë në Ballkan, Konjufca tha se kjo është arritje me cilën krenohen gjithë shqiptarët. Ndërsa theksoi se Serbia nuk dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

“Kosova mbetet një kampion i demokracisë në rajon, e vlerësuar edhe nga institucionet perëndimore dhe për këtë duhet të krenohemi ne si popull. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë aleati më i natyrshëm i perëndimit në Ballkan.

Falenderojmë Shqipërinë për mbështetjen dhe mbrojtjen e zëshme të çështjes së Kosovës në çdo arenë të rëndësishme ndërkombëtare. E drejta e Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit, nuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë cënim i fqinjësisë dhe as përshkallëzim. Është Serbia ajo që as nuk na e pranon as statusin e fqinjit, por ambiciet e saj hegjemoniste ndaj Kosovës vazhdon t’i ketë të kodifikuara në kushtetutën e saj”- deklaroi Konjufca. Versus.al

Poll