POLITIKË /

Kosova nuk zgjedh dot presidentin! Shpërndahet parlamenti, vendi shkon sërish në zgjedhje

Shkruar nga Versus

Kosova nuk zgjedh dot presidentin! Shpërndahet parlamenti, vendi shkon

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme për të disatën herë brenda një viti. Shkak për këtë është bërë dështimi për zgjedhjen e presidentit të ri brenda afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Mbrëmjen e djeshme në seancën plenare të Kuvendit ndodheshin vetëm deputetët e Vetëvendosjes, ndërsa mungonin ata të opozitës, kështu që nuk plotësohej kuorumi prej 80 deputetësh të pranishëm për të zgjedhur presidentin e ri. Për këtë situatë, kryeministri Albin Kurti fajësoi opozitën duke thënë se pakica parlamentare nuk do zgjidhje e përgjegjësi, por thjesht të bllokojë punën e qeverisë.

"Sot janë mbushur 4 muaj nga zgjedhjet e fundit në Kosovë, pra jo katër vjet dhe ja ku jemi në një seancë e cila bojkotohet nga opozita. Vetëm katër muaj pas zgjedhjeve duan sërish zgjedhje, ata janë të vetëdijshëm që zgjedhjet nuk janë zgjidhje, ata nuk duan përgjegjësi, nuk duan pushtet, por duan që këtë mos ta kemi as ne. Por këtë nuk e vendosin ata, po populli i Kosovës. Pas një qeverisjeje 5-vjeçare është rritur mbështetja për ne, është e vështirë të gjendet diku tjetër një qeveri që ka kaluar në kriza të shumta, prej pandemisë COVID-19, pastaj te kriza e inflacionit dhe energjisë, pastaj edhe te sulmet e vazhdueshme të Serbisë dhe ka dalë fitimtare në të gjitha rrafshet dhe në fund ka marrë edhe mbështetje më të madhe popullore. Edhe kështu do të jetë. Por demokracia dhe institucionet nuk do vejnë vullnet të qytetarëve, nuk do vetëm mbështetje dhe politikanë për parti të caktuara, dhe këtu është sjellja antishtetërore e partive të caktuara", tha Kurti.

Ndërsa opozita që e cilësoi seancën si “shfaqje” të qeverisë, tha se me këtë zhvillim u mbroj rendi kushtetues dhe u shmang shkelja e rëndë e kushtetutës. LDK kishte dorëzuar më herët propozimin për Vjosa Osmanin si presidente me 15 firma deputetësh, por duheshin 30 të tilla për zyrtarizimin e saj. Versus.al

Tags:

kosova

Poll