POLITIKË /

Kryemadhi deklaratë pas arrestimit të Metës: Janë rrëmbyer bashkëpunëtorë të mi dhe u kanë kërkuar të bëjnë dëshmi të rreme

Sipas Kryemadhit, rrëmbimet janë bërë me qëllim intimidimin e bashkëpunëtorëve të saj dhe Metës dhe dëshminë e rreme të tyre.

Shkruar nga Versus

Kryemadhi deklaratë pas arrestimit të Metës: Janë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë në konferencë për mediat një ditë pas arrestimit të Ilir Metës dhe caktimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje’ ndaj saj me urdhër të SPAK. Kryemadhi tha se përgjatë kohës që janë kryer veprimet hetimore, janë rrëmbyer bashkëpunëtorë të saj dhe të Metë duke u intimiduar që të dëshmojnë kundër tyre. 

“Nuk kisha ndërmend ta bëja sot këtë komunikim me mediat sepse pasi kam marrë dje materialin nga gjykata për mua, doja ta lexoja me vëmendje. Nuk kisha ndonjë qejf ta lexoja me detaje. Edhe pse në thirrjen time në SPAK të gjitha pyetjet që më janë bërë kanë qenë për kallëzimet e Erion Veliajt dhe jashtëqitjeve të tij por për të respektuar një institucion kam qenë shumë korrekte. I kam dërguar prokurorit të çështjes mbi 5 mijë faqe me prova.

Kam menduar se qoftë edhe për shkak të këtij ambienti mosbedues ata do ishin shumë korrektë në marrëdhënie me çështjen që ka të bëjë me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën. Janë ndjekur me qindra njerëz bashkëpunëtorë të mi, janë rrëmbyer nëpër aeropote, janë intimiduar dhe madje u është kërkuar të bëjnë dëshmi të rreme. Por për hir të sekretit hetimor nuk kemi folur me idenë që kjo betejë të vazhdojë në rrugë ligjore sepse për këtë Reformë në Drejtësi kanë investuar partnerët tanë strategjikë mbi 140 milionë euro”- u shpreh Kryemadhi ndër të tjera.

Ndaj Monika Kryemadhit, është caktuar masa “detyrim paraqitje” për të njëjtat akuza si ato t ëish-bashkëshortit të saj Ilir Meta i cili u arrestua mesditën e djeshme në hyrje të Tiranës nga një grup i Forcave Operacionale. Kryemadhi tha se pavarësisht drejtësisë së kapur, do të paraqitet në GJKKO sa herë që i është caktuar në masën e sigurisë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: