Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, gjatë konferencës për shtyp me gazetarët është shprehur nuk do të marrë pjesë në aksionin opozitar të Partisë së Lirisë pasi sipas saj nuk dëshiron që të krijojë konfuzion duke qenë se kanë qëndrime të ndryshme.
Ajo vlerësoi figurën e ish-bashkëshortit të saj duke u shprehur se Ilir Meta nuk bën kurrë gabime politike dhe se është tradhëtuar nga bashkëpunëtorët e tij për të cilën ka të drejtë të nervozohet.
Monika Kryemadhi: Besoj tek fuqia politike e Metës pavarësisht marrëdhënieve personale. Meta, gjeni politik. Nuk bën gabime politike. Është tradhtuar nga bashkëpunëtorët e tij dhe ka të drejtë që nervozohet e bëhet agresiv. Di të them që Partia e Lirisë ka strukturën e saj dhe besoj që do ristrukturohet. Nuk duhet të përfshihen në aksionin opozitar të Partisë së Lirisë sepse kemi këndëvështrime të ndryshme. Do të marr pjesë në aksionet e opozitës pavarësisht se kisha dëshirë të tërhiqem. Sali Berisha i arrestuar, Ervin Salianji i arrestuar është qesharake e dënojnë me një vit. Fatmir Mediu mbahet nën presion. Me Ilir Metën ka filluar që në 2014 me CEZ-DIAS, me dosjen e sigurimit, çfarë nuk shpikën. Kontratën e ka firmosur Dritan Prifti. Ilir Meta e ka çuar në gjykatë CEZ për çmimin nuk ka pasur gjë për këtë ccështje dhe e kanë bashkur me ccështjet e mia. /Versus.al








