
Tiranë- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato për të diskutuar mbi çështje që lidhen me mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë dhe rolin e saj në procesin e integrimit.
Kryeprokurori u shpreh se kishte marrë mbështetje nga ambasadori për ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve në prokurori.
“Në takim u theksua rëndësia e ndjekjes me prioritet të rekomandimeve të BE-së si dhe mbështetja që kjo e fundit mund të sigurojë për prokurorinë. Në mënyrë të veçantë, nga ana e ambasadorit u sigurua mbështetja e delegacionit të BE-së në Shqipëri për ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve në prokurori”- shprehet Çela.
Mësohet se Prokurori i Përgjithshëm gjatë takimit ngriti shqetësimin për mungesën e infrastrukturës së përshtatshme në disa prej prokurorive dhe gjykatave të vendit si dhe mungesën e një prespektive të qartë për zgjidhjen e problemit. Versus.al







