Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën e sotme “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët në kuadër të anëtarësimit në BE”. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se Shqipëria ka bërë progress të dukshëm në përmirësimin e infrastrukturës arsimor dhe shëndetësore.
“BE ka përcaktuar financim të vecantë që ndihmon vendet anëtare për të ecur në shinat e paracaktuara përmes dokumentit të garancisë evropiane dhe zbatuar masa konkrete në reduktimin e varfërisë së fëmijëve dhe nga ana tjetër në ngushtimin e hendekut që është tejet shqetësuses në të gjithë hapësirën evropaine, sidomos si rezultat i goditjes që i dha pëlhurës sociale pandemia e disa viteve më parë. Këtu financimi i posacëm i BE lidhet me përfshirjen aktive të qeverive dhe përfshirjen aktive në ndërtimin e partneriteteve me organizata jo qeveritare dhe me përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe sociale e shëndetësore dhe programe mbështetëse për prindërit. Në këto drejtime kemi bërë progres të dukshëm, një bazë e sigurtë për të ndërtuar më tutje duke synuar që të përfitojmë aktivisht nga financimi i BE”- u shpreh Rama.
Më tej ai tha se qeveria synon të adresojë situatën e 16 mijë fëmijëve me aftësi të veçanta, në mënyrë që të sigurojë financim nga Bashkimi Evropian.
“Një nga pikat ku synojmë të bëjmë një hop sasior dhe cilësor në financim dhe organizim dhe ndërveprimit me partnerët e tjerë është adresimi i situatës së 16 mijë fëmijëve me aftësi të veçanta, të cilët janë përfitues të skemave të reja të mbështetjes, por të cilët besoj unë në këtë fazë dhe kushtet kur mundësitë tona ekonomike rriten meritojnë rritje të mbështetjes nga ana jonë. Një rritje mbështetjeje e cila nuk është thjesht financiare por edhe institucionale. Për këtë ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit po punojnë që të rriisn numrin e mësuesve specialë, sikundër dje kemi hapur një kapitull të ri në sistemin tonë të shërbimit shëndetësor me hapjen e klasave të para për fëmijët në spital, klasa mësimore dhe arti, që iu shërbejnë fëmijëve që të mos humbasin kontaktin me mësimin, por iu shërbejnë përmes një kurrikule speciale që të energjizohen me besim dhe bindjen se do t’ja dalin në betejën e sëmundjeve të tyre”- shtoi kreu i qeverisë. Versus.al








