POLITIKË /

Kush është Nuredin Seci, 72 vjeçari garant i 6 milionë dollarëve për heqjen e nongratën Berishës

Sipas zyrës së shtytit të PD-së: "Kontributi financiar 6 milion dollarë është marrë përsipër 100% nga patriotë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në SHBA si dhe demokratë të tjerë të larguar nga Shqipëria këto 10 vite për shkak t regjimit të Edi Ramës!"    

Shkruar nga Versus

Kush është Nuredin Seci, 72 vjeçari garant i 6 milionë

Nuredin Seci nga Tropoja, i shkolluar për elektriçist në Shkodër, i njohur si alpinist dhe që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dalë garant i kontratës 6 milionë dollarë, për të lobuar në qeverinë amerikane për llogari të Partisë Demokratike dhe për të hequr Sali Berishën nga lista e zezë e SHBA.

Kontrata, e cila me shumë gjasa do shndërrohet në dosjen më të nxehtë të SPAK-ut, është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në cilësinë e përfituesit, një detyrim ky i kërkuar nga ligji amerikan.

Duket se Seci dhe Noka nuk janë zgjedhur rastësisht për këtë operacion të dyshimtë financuar. Sido që të marrin rrjedhë ngjarjet, Nuredin Seci nuk do të bëjë burg për shkak të moshës (sot është 72 vjeç), ndërsa Flamur Noka, duke mos ditur asnjë fjalë nglisht, ka një alibi, pasi mund të thotë se nuk e di se çfarë ka firmosur.

Kush është Nuredin Seci, 72 vjeçari garant i 6 milionë

Nuredin Seci lindi më 15 Shkurt 1953 në Tropojë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Shkodër, në Shkollën e Mesme Profesionale Dega Elektrike. Seci njihet si ish alpinist. Për 30 vite ka qenë sportist dhe trajner i ekipit të Alpinizmit Valbona.

Tre vite më parë Nuredin Seci u nderua me titullin nderi i Bashkisë Tropojë për kontributin si sportist e trajner në zhvillimin e alpinizmit. Titulli ju dha nga socialisti Rexhë Byberi.

Kush është Nuredin Seci, 72 vjeçari garant i 6 milionë

Nuredin Seci është anëtar i kryesisë së degës “Vatra Mëmëdheu” në Nju Xhersi të SHBA-ve, dega më e re e hapur në vitin 2025.

Po ashtu, Nuredin Seci rezulton të jetë koordinator i “Gazeta e Alpeve” në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes kësaj gazete, Seci promovob figura të njohura të Tropojës dhe vlerat e vendlindjes së tij.

Kush është Nuredin Seci, 72 vjeçari garant i 6 milionë

Ndërsa gazetari Mero Baze ka publikuar në rrjete sociale një foto të shtëpisë së Nuredin Secit në Nju Xhersi në SHBA. Gazetari shkruan: Nuk di njeri që të jap garanci 6 milionë dollarë dhe të jetoj në një lagje modeste në një shtëpi modeste.

Kush është Nuredin Seci, 72 vjeçari garant i 6 milionë

REAGIMI I PD

Në orët e vona të mbremjes së të shtunës ka ardhur dhe reagimi i parë i Partisë Demokratike në lidhje me këtë çështje që mund të shënjojë këtë fushatë elektorale. Sipas zyrës së shtytit të PD-së: "Kontributi financiar per realizimin e ketij qellimi eshte marre persiper 100% nga patriote shqiptare qe jetojne dhe punojne prej dekadash ne SHBA si dhe demokrate te tjere te larguar nga Shqiperia keto 10 vite per shkak te regjimit te Edi Rames!"

  Kush është Nuredin Seci, 72 vjeçari garant i 6 milionë  

NJOFTIM PER SHTYP

Ne lidhje mbi nje informacion te shperndare ne media per lobimin e PD prane Qeverise dhe Kongresit te SHBA deshirojme te sqarojme sa vijon:

Komuniteti shqiptaro amerikan permes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompanine “Continental” per te ndihmuar ne konsolidimin e mardhenieve miqesore te Partise Demokratike si forca me e madhe opozitare me Kongresin dhe Qeverine e SHBA. Synimi i bashkeatdhetareve tane ne SHBA eshte bashkepunimi i PD me aleatin kryesor te Shqiperise per te rivendosur demokracine funksionale dhe shtetin e te drejtes ne Shqiperi.

Kompania “Continental” drejtohet nga Ambasadori Carlos Trujillo i cili njihet gjithashtu dhe si avokat i Presidentit Trump dhe si antikomunist i palekundur ne qendrimet e tij!

Kontributi financiar per realizimin e ketij qellimi eshte marre persiper 100% nga patriote shqiptare qe jetojne dhe punojne prej dekadash ne SHBA si dhe demokrate te tjere te larguar nga Shqiperia keto 10 vite per shkak te regjimit te Edi Rames!

Partia Demokratike duke falenderuar demokratet antikomuniste te komunitetit shqiptaro - amerikan per bujarine dhe e patriotizmin e tyre sqaron opinionin publik se ndonese ka dhene dakordesine per marrjen e ketij sherbimi ne perputhje te plote me ligjet e te dy vendeve, nuk ka asnje barre financiare apo detyrim kontraktual qe lind nga kjo marreveshje.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: