POLITIKË /

“Kush s’deklaron pagat reale, arrestohet”, Rama paralajmërim për bizneset: Po merrni atë që u takon pensionistëve

Rama njoftoi planin për rritjen e pensioneve ndërsa paralajmëroi bizneset që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre se do të kenë të njëjtin fat si ata të cilët vjedhin energjinë elektrike.

Shkruar nga Versus

“Kush s’deklaron pagat reale, arrestohet”, Rama

Bizneset dhe kompanitë private që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve, do të trajtohej njëjtë si ata të cilët vjedhin energjinë elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme.

Kreu i PS, Edi Rama tha se ka në plan rritjen e pensioneve për të moshuarit por theksoi se një gjë e tillë nuk bëhet e mundur pa patur një rënie të theksuar të informalitetit të pagave.

“Në javën e dytë të muajit të ardhshëm do të ndajmë një plan që kemi për pensionistët të cilin e kemi punuar prej muajsh. Do të synojë pikërisht përfshirjen e pensionistëve enë ndarjen e të ardhurave të rritjes ekonomike, për të shkuar përtej nivelit të bonusit të fundvitet dhe indeksimit, mund ët them troç, rritja e të ardhurave nga shteti për pensionistët në vitet në vijim nuk mund të jetë domethënëse nëse nuk i japim të gjithë bashkë si shtet, qeveri dhe shoqëri si sipërmarrje një goditje domethënëse fenomenit të fshehjes së pagave që për pasojë godasin të ardhurat për sigurimet shoqërore dhe vjedhin çka u takon pensionistëve. E thënë me fjalë të tjera, do bëjmë me kuotat e sigurimeve atë që bëmë me faturat e energjisë. Ata që s’u paguajnë sigurimet sipas pagës do i trajtojmë si hajdutët e energjisë elektrike", tha Rama.

Sa i takon bizneseve, Rama tha se nëse duan të mos kenë rritje të tatimit mbi fitimin, atëherë duhet që të deklarojnë pagat reale të punonjësve, sepse sipas tij, në këtë mënyrë pensionistëve po u hiqej rritja e pensionit.

“Biznesi i madh duhet ta ketë të qartë se nëse nuk do rritje të tatimit mbi fitimit, duhet të paguajë çdo qindarkë që u takon pensionistëve. Vetë pensionistët duhet ta dinë dhe do ta shohin se nga njëra anë lufta frontale kundër informalitetit të pagave për punonjësit e privatit do jetë e gjithëanshme dhe nga ana tjetër do fillojmë ta rrisim bonusin për ta që në këtë fundvit. Shqipëria 2030 do mishërojë gjithë progresin e 4 mandateve të PS jo vetëm duke u bërë gati për anëtarësimin në BE, por edhe në të ardhurat e ekonomisë familjare të shqiptarëve që jetojnë me punë”- deklaroi kryeministri. Versus.al

Tags:

edi rama

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: