POLITIKË /

“Kush voton kënetën është autik, gjysmak”, Berisha i përgjigjet Ramës: Skandal! Përçmim të tillë kishte vetëm Hitleri

Shkruar nga Versus
“Kush voton kënetën është autik, gjysmak”,
Foto: Kryeministri Edi Rama, kreu i PD Sali Berisha

Gjatë takimit që pati me pensionistët në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama ashpërsoi gjuhën e tij ndaj qytetarëve që votojnë për opozitën. Derisa ka përdorur vazhdimisht termin “çyryk” për burrat, këtë herë tha se ata që votojnë “kënetën” janë “autikë” ose s’janë mirë mendërisht.

“Për mua kush shkon në kënetë është gjysmak. Të zgjedhësh mes BE dhe kënetës do të thotë se nuk je mirë, politikisht, je autik, nuk je mirë”- deklaroi Rama.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryedemokratit Sali Berisha i cili tha se një përçmim të tillë e ka patur vetëm Hitlei dhe e cilësoi “skandal” përdorimin e këtij termi kur shumë nëna sakrifikojnë për të rritur kryesisht fëmijët me një problem të tillë.

“Përçmimi ndaj fëmijëve, të rriturve, po fëmijëve meqenëse ky çrregullim është kryesisht i fëmijëve, tani është zbuluar prej kohësh edhe tek të rriturit, por është kryesisht i fëmijëve, e kanë pasur Adolf Hitleri. Edhe ai me një dekret i fuste në krematorium fëmijët me defekte. E ka pasur Enver Hoxha për qëllime klasore.

E ka pasur diktatori Bokasio. Ky është një superskandal. Të përdorësh ti një çrregullim, prapa të cilit qëndron një heroizëm i pazakonshëm i fëmijëve dhe prindërve, në qoftë se ka një çrregullim ku një nënë është më heroinë se çdo nënë tjetër me përpjekjen e saj, është nëna e një fëmije me këtë çrregullim.

Dhe fëmija vetë që jo në pak raste duhet t’i kapë fjalët një nga një, duhet t’i përvetësojë fjalët një nga një. Dhe ky del me këtë frazë, tregon se është turp të quhet prind ky. Është turp të quhet bashkëshort ky. Është turp të quhet baba ky me këto fjalë që thotë për këta fëmijë heronj janë ata. Ata bëjnë përpjekje mbinjerëzore dhe arrijnë të shkollohen. Po rruga e tyre është një rrugë e vështirë. Këta gjeti ky për të etiketuar”- deklaroi Berisha gjatë konferencës për mediat. Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: