POLITIKË /

“Gjysma e burrave në Shqipëri janë çyrykë”, Rama: Nuk i kam ofenduar, thashë një fakt!

Shkruar nga Versus

“Gjysma e burrave në Shqipëri janë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me gratë në Kavajë ku ka vijuar me retorikën e përdorur së fundmi për burrat në Shqipëri.

Rama tha se përkundër nga sa pretendohet nga opozita, ai vetëm ka thënë të vërtetën kur është shprehur se gjysmat e burrave në vend janë “çyrykë”, duke mos shprehur asnjë lloj tërheqje nga deklaratat e tij.

“Dalin dhe thonë se Edi Rama ofendon burrat. Unë nuk po ofendoj burrat, thjesht konstatoj një fakt. Gjysma e burrave janë shumë në rregull, ka një gjysmë tjetër që janë çyryk. Nga nisem unë për këtë? Nisem nga fakti që ka shumë burra që ndihen mirë në kënetë, janë shumë burra që ndihen mirë me atë qasjen e vjetër dhe atë rrugën e vjetër që dihet ku të çon. Ne as nuk jemi ndjerë dhe as nuk ndihemi mirë deri kur të vendosim plotësisht barazinë gjinore, jo vetëm si numër.

Kemi bërë hapa të konsiderueshëm, por ajo që është e rëndësishme është se çfarë sot pasqyrohet me shumë domethënie në jetën publike ku gratë në këshillat bashkiake janë 50% dhe në parlament shumë më tepër se ç’ishin dikur”- deklaroi Rama. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: